Kapet 1 milion euro kokainë e fshehur mes bananeve në portin e Pireut

3 months ago 30
Reklamë

Mbi 1 milion euro kokainë është gjetur e fshehur në një kontejner me banane, në Portin e Pireut.

Në kuadër të operacionit special “Coca Banana”, inspektorët helenë mësyn në port dhe zbuluan nëpërmjet një aparati të posaçëm me rreze x dhe qenit “Max”, një sasi të madhe kokaine, të fshehur mirë në disa kuti.

Kontejneri i dyshimtë ishte nisur nga Ekuadori dhe për destinacion final ka pasur Pireun. Një skanim me rreze X zbuloi lëndë organike në makinerinë ftohëse të kontejnerit.

Kjo shtyu inspektorët të hapnin kontejnerin dhe aty gjetën e më pas sekuestruan 21 pako kokainë, me peshë 21 kilogramë, vlera e së cilës përllogaritet në mbi 1 milion euro.

Tashmë, inspektorët doganor po hetojnë në bashkëpunim me antidrogën e Atikës lidhjet për të zbuluar rrjetin ndërkombëtar që ka nisur ngarkesën drejt Athinës dhe personat që do e prisnin.

Read Entire Article