Këlliçi, prokurorëve të SPAK: Mos u bëni seksion i PS, jeta është e gjatë

2 months ago 41

Belind Këlliçi ka sulmuar drejtpërdrejtë prokurorët e SPAK në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, ku kërkoi lirimin e Sali Berishës, ai u shpreh se prokurorët nuk duhet të harrojnë se mund të akuzohen për shpërdorim detyre dhe fshehje provash, duke i paralajmëruar se jeta është e gjatë.

Nëse ju prokurorë të SPAK keni vendosur të bëheni seksion i PS mos harroni se ka edhe akuzë për shpërdorim detyre, fshehje provash, fshehje aktesh, dhe ka edhe akuza të tjera. Jeta është e gjatë”. /vizionplus.tv

Read Entire Article