Këmbehet për 99.28 lekë, euro arrin minimum të ri historik, vijon rënien në shtator

2 days ago 26
Reklamë

Euro ka arritur një minimum të ri historik duke vijuar rënien edhe më tej. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane në shtator është zhvlerësuar më shumë duke mos e arritur më nivelin e 100 lekëve. Në blerje kjo monedhë por këmbehet për 98.94 lekë ndërsa në shitje 99.63 lekë. Të dhëna të cilat tregojnë se në tregun valutor mund të ketë një rënie edhe më të ndjeshme.

Ndonëse një vit më parë Banka e Shqipërisë kreu ndërhyrje direkte në tregun valutor me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, deri më tani nuk është lajmëruar për një lëvizje të tillë.

Nga ana tjetër në të njëjtën situatë ndodhen dhe monedhat e tjera kryesore si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zviceriane.

/a.r

Read Entire Article