Këngë e valle në festën e Mokrës, banorët dhe vizitorët bëhen bashkë në aktivitetin e përvitshëm

2 months ago 40

Mes valleve, këngëve, ushqimeve tradicionale, shfaqjeve artistike nën malin e Kozicit është mbajtur për të 5-in vit Mokra n’Fest. Ajo bën bashkë banorë të zonës dhe  vizitorë të huaj. Po aq festa rikthen në vendlindje edhe të ikurit ndër vite.

Gjatë 5 viteve Mokra n’Festë është organizuar në fshatra të ndryshëm të krahinës së njohur në juglindje të vendit. Këtë herë ndalesën e pati në Potkozhan ku përmes një ekspozite u kujtuan figurat e njohura të tij.

Një nga figurat më të njohura të këtij fshati është Maro Mokra ose siç njihet nga banorët e zonës,”Gruaja e Hekurt e Mokrës “.

Fshati është i njohur veçmas për gatimet duke bërë kështu pjesë të tryezës së tij edhe vizitorët e huaj.

“Unë vij nga Amerika. Unë e dua Pogradecin dhe këtë zonë. Me pëlqen shumë mikpritja, vallet, dola të ble disa gjëra. Nuk kam qenë kurrë më parë këtu por do vij përsëri. Është shumë bukur”, tha një turist.

Mokra n’Fest është një organizim që synon të mbajë të gjallë traditën e punëve të fshatit dhe të bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për turistët./vizionplus.tv

Read Entire Article