Këputen “lidhjet” e grupit kriminal në Berat, arrestohen 4 persona që shisnin drogë

2 months ago 28
Reklamë

Policia e Beratit ka goditur një grup që shiste doza kanabisi në qytet.

Në kuadër të operacionit “Lidhjet”, në pranga ranë shtetasit H. A. (A.), 56 vjeç, A. A., 29 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, përkatësisht babai dhe 2 djemtë e tij, si dhe shtetasi E. G., 38 vjeç, lidhje shoqërore e tyre, të gjithë banues në Berat.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi, në zona të ndryshme të qytetit të Beratit.

Policia sekuestroi një sasi cannabisi, të ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe disa fishekë arme gjahu që posedoheshin pa leje dhe 4 celularë./vizionplus.tv

Read Entire Article