“Kërcënimet më të rënda të sigurisë gjatë qeverisjes sonë”, Kurti mbledh këshillin e Vetëvendosjes

4 hours ago 17

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur këshillin e përgjithshëm, e cila do të shtrijë punimet e saj në dy ditë, gjatë së shtunës dhe te dielës.

Në fjalën e tij, kryeministri, njëherazi kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti numëroi sukseset sipas tij të qeverisjes së partisë së tij.

“Pas 3 vite e gjysmë jemi krenarë me të arriturat dhe sukseset. Kosova është më mirë se që e gjetëm në pranverën e vitit 2021 dhe është në rrugë të mbarë për zhvillim të mëtutjeshëm”, tha Kurti që u shpreh se ka rritje ekonomike e rritje të të punësuarve në vend.

Të gjitha këto suksese, Kurti tha se i arriti pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë.

“Kërcënimet me të rënda të sigurisë dhe përpjekjet më të mëdha për destabilizm ishin në kohën e qeverisë sonë”, shtoi Kurti që përmendi barrikadat, dorëheqje kolektive të serbëve dhe sulmet.

Kurti shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën së fundmi ka pasur dallime në qëndrime për disa çështje.

Gjithashtu ai falënderoi edhe partitë politike që bashkëqeverisin si Lista Guxo e Alternativa me të cilët janë dakorduar që të garojnë në një liste së bashku në zgjedhjet e 9 shkurtit.

/a.r

Read Entire Article