Kërcënimet nga Serbia, policia në veri të Kosovës: Nëse duhet të reagojmë, ne jemi këtu

5 days ago 24
Reklamë

“Situata në veri të Kosovës është e qetë, por megjithatë mbetet delikate”. Kështu vlerëson zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili duke folur për A2 CNN, nënvizon se kanë gjithçka nën kontroll.

“Në veri të vendit situata vazhdon të jetë e qetë, nuk kemi ndonjë zhvillim. Kemi numër të mjaftueshëm të policëve. Në rast se ka nevojë për të reaguar, ne jemi këtu”, u shpreh Elshani.

Situatën e qetë e konfirmon edhe Nexhat Uglanin, kryetar i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut.

“Në mënyrë demokratike kemi protesta nga një subjekt politik. Kemi pasur dhe arrestime të disa personave që kanë bërë vepra penale dhe sulme ndaj policisë”, tha Nexhat Uglanin, kryetar i kuvendit komunal, Mitrovicë e Veriut.

Ai përshëndet ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale, pavarësisht se e konsideron të vonuar, kundër grupit terrorist dhe kreut Milan Radoiçiç që kanë sunduar veriun përmes krimit.

Përveç policisë së Kosovës, në veri të vendit gjenden edhe trupat e KFOR-it.

Read Entire Article