Kërkoi divorcin bashkëshortit në Instagram, sa para i detyrohet ai t’i japë Sheikhas-princeshës së Dubait

3 months ago 44

Princesha e Dubait Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, dhe vajza e Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum, njoftoi divorcin e saj islamik në Instagram të mërkurën; duke pretenduar se ish-bashkëshorti i saj Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum ishte “i zënë me të tjerë”.

Kjo bëri bujë të madhe dhe u bë virale në media sociale.

“I dashur bashkëshort. Meqenëse je i zënë me persona të tjerë, unë po deklaroj divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Gjithë të mirat. Ish-gruaja jote”, shkroi princesha e Dubait përmes një postimi në Instagram.

Sa para i detyrohet ai t’i japë Sheikhas pas divorcit?

Gjithçka do të varet nga vendimi i gjykatës që do të japë divorcin. Në shumicën e rasteve, gruaja nuk është saktësisht në një marrëdhënie ideale, pasi paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje paramartesore që lejon burrin të marrë gra të tjera, kështu që burri mund të “justifikojë” tradhtinë duke thënë se do të martohet me të dashurën e tij.

Megjithatë, rasti që po shqyrtojmë tani është krejt ndryshe. Autoritetet zyrtare të Dubait po heshtin për këtë çështje. Zakonisht divorcet njoftohen fillimisht nga autoritetet, por Sheikha Mahra zgjodhi të “demaskonte” bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ai është “i zënë me gra të tjera”.

Duket se do ketë një dakordësi për të finalizuar ndarjen dhe kjo shenjë është në favor të princeshës. Me fjalë të tjera, marrëveshja paramartesore që kishin nënshkruar parashikonte ekskluzivitet për princeshën, ku së bashku me çdo dëshmi për pabesinë e Shehut, do të përfundojë keq për të.

Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një divorc gratë kanë të drejtë për mbështetje financiare të përjetshme nga ish-bashkëshortët e tyre, duke përfshirë një shumë të madhe dhe alimentacion për shpenzimet e jetesës, por edhe për shpenzimet e fëmijëve.

Gjykata vendos për shumat, duke marrë parasysh faktorë të tillë si të ardhurat reale të burrit, nevojat financiare të gruas dhe duke siguruar që gruaja të ruajë të njëjtin standard jetese që gëzonte gjatë martesës.

Përveç kësaj, gruaja ka të drejtë të aseteve të fituara gjatë martesës, që në rastin e Sheikha Mahra do të thotë se ajo do të marrë një pjesë të fitimeve të bizneseve të Sheikh Mana që ka fituar për një vit kur ishin të martuar. Ajo do të jetë e detyruar t’i kthejë, çdo dhuratë që ai i ka bërë gjatë martesës së tyre, por nga ana tjetër ajo ka të drejtë të kërkojë kompensim të konsiderueshëm për dëmet morale dhe psikologjike që i ka shkaktuar i shoqi, duke e çuar në divorc.

Read Entire Article