Është shtyrë sërisht seanca në gjykatën e Elbasanit ku Dritan Dajti kërkon lirinë.
Seanca e rradhës do të jetë në datë 23 korrik 13:30. Seanca u shty pas kërkesës së Dritan Dajtit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për të marrë në shqyrtim provat e depozituara tashmë nga prokuroria.
Gjatë seancës së sotme u mundësua videokonferencë nga ku Dajtu u shpreh:
Dritan Dajti: Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar.
Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?
Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance. Po mbahem padrejtësisht në burg. I jemi drejtuar gjykatës pasi Ievp nuk zbaton vendimin për mbarimin e gjykimit. Vendimi 1108 datë 11.05.2020 i gjykatës së Elbasanit (i konfirmuar nga gjykata e Apelit) për dënimin tim ka qenë i formës së prerë dhe ka përfunduar në 4 korrik 2024. Ky vendim nuk është ankimuar asnjëherë nga asnjë pale. IEVP Peqin nuk i kthen asnjë përgjigje kërkesave të mia apo të avokatëve për konstatimin e kryerjes së vuajtjes së dënimit.
Byroja për mbrojtjen e të burgosurve ka paditur penalisht drejtorin e Ievp Peqin për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtjen e padrejtë të dënuarit në burg”.
Prokurori Neritan Hoxha: Dritan Dajti është dënuar me 25 vite burg me vendim 1108 datë 11.05.2020. Kërkoi që kërkuesi dhe mbrotja te fokusohet tek perfundimi i dënimit, jo tek drejtori i IEVP. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të krimeve të rënda ku Dritan Dajti rezulton i dënuar me Burgim te Përjetshëm.
Ne këto kushte nuk kemi me vendimin e bashkimit te dy dënimeve që rezultuan me vendimin e dënimit 25 vite për te cilin Dritan Dajti pretendon se e ka perfunduar.
Ne kushtet kur IEVP i ka vajtur një urdher ekzekutimi ky institucion nuk mund të ekzekutojë lirimin e të dënuarit. Vendimi që Dritan Dajti kërkon te zbatohet nuk ka me fuqi.
Shtyhet seanca gjyqesore për datën 23 korrik ora 13:30, pas kerkeses së Dritan Dajtit për të depozituar provat e tij para gjykatës dhe për të marrë në shqyrtim provat e depozituara tashmë nga prokuroria. /vizionplus.tv