Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin

3 months ago 30

Këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, është paraqitur Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht. Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 31 korrik./vizionplus.tv

Read Entire Article