Kërkon lirinë, mbahet sot seanca ndaj Dritan Dajtit, i burgosuri merr pjesë online: Frikë se mund të arratiset

4 months ago 28

Në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca në lidhje me kërkesën e Dritan Dajtit, i cili kërkon lirinë me pretendimin se ka përfunduar dënimin.

Seanca e mëparshme u shty për shkak se nuk u arrit të mundësohej lidhja online.

Raportohet se Drejtoria e Burgjeve nuk pranon të shoqërojë në gjykatë Dritan Dajtin pasi ka dyshime të bazuara në informacione se ai mund të arratiset.

Për këtë shkak edhe seanca e sotme do të zhvillohet me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.

Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet ‘99-‘00. Janë gjykuar në praninë e tyre në salle. Bëhet fjalë për banda të viteve ‘97”, u shpreh ai.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit pasi në vitin 2009 vrau 4 policë në Durrës, ka kërkuar deklarimin e  përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i tij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit të lëshojë urdhrin per kryerjen e procedurës së lirimit.

Por vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka rikthyer në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor.

Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Lartë që riktheu në burg përjetë autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article