Këshilli Europian miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet operacionale dhe efikasitetin e ushtrisë shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar, këto para do të shkojnë për të ndihmuar Forcat e Armatosura sa i përket lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes. Kjo nismë synon gjithashtu edhe të forcojë kapacitetet e Shqipërisë sa i përket pjesëmarrjes së Politikat e Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Bashkimit Europian.
Kryediplomati në shkuarje i BE-së, Joseph Borrell, ka deklaruar se Shqipëria është partnere e besueshme për siguri.
“Vendimi është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, ka thënë Borrell.
Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, Shqipëria do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik.
Forca tokësore shqiptare do të pajisjet me mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe pavarësisht kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve. /vizionplus.tv