Kina dhe Afrika do të nxisin modernizimin e përbashkët, kështu deklaroi të enjten në Pekin presidenti kinez Xi Jinping(shqiptim: Shi Gjinpin). Kreu i shtetit i Kinës i tha këto në ceremoninë e hapjes së Samitit të Forumit. mbi Bashkëpunimin Kinë – Afrikë që u zhvillua më 5 shtator paradite.
Presidenti i Kinës Xi Jinping njoftoi se tani marrëdhëniet e Kinës me të gjitha vendet afrikane që kanë lidhje diplomatike me Kinën janë ngritur nëmarrëdhënie strategjike dhe se marrëdhëniet Kinë-Afrikëjanë ngritur në ato të bashkësisë me të ardhme të përbashkët.
Xi vuri në dukje se Afrika po përparon drejt objektivave të modernizimit, të përpiluara në Agjendën e vitit 2063 të Bashkimit Afrikan. Ndjekja e përbashkët e Kinës dhe Afrikës për modernizim, sigurisht do të krijojë një dallgë të nxehtë të modernizimit të Jugut Global,duke shënuar një kapitull të ri për bashkëndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.
Kina dhe Afrika do të nxisin bashkarisht “Gjashtëmodernizime”, të cilat janë përkatësisht: modernizimi me drejtësi dhe arsyeshmëri; modernizimi me hapje dhe përfitime të përbashkëta; modernizimi me popullin në vend të parë; modernizimi me shumëllojshmëri dhe gjjithëpërfshirje; modernizimi me ekologji të mirë; modernizimi me paqe dhe siguri.
Xi Jinping tha se Kina dhe Afrika përbëjnë një të tretën e popullsisë së përgjithshme të botës. Pa modernizimin e Kinës dhe Afrikës, nuk do të ketë modernizim të botës.
Në fjalimet e tyre, liderët afrikanë vlerësuan miqësinë e thellë tradicionale ndërmjet Afrikës e Kinës, rezultatet pozitive të arritura që nga themelimi i Forumitpër Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.Ata thanë se bashkëpunimi në kuadër të forumit bazohet në miqësinë, respektin dhe përfitimin reciprok. Në situatën e tanishme komplekse e të trazuar ndërkombëtare, thellimi i bashkëpunimit me Kinën ka arritur sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Afrika dhe Kina kanë koncepte të ngjashme. Afrika është e gatshme të punojë me palënkineze për të mbrojtur së bashku vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit dhe për të mbështetur të gjitha vendet në eksplorimin e rrugëve të modernizimit që u përshtaten kushteve të tyre kombëtare.
Samiti treditor i FOCAC-ut, i cili u hap të mërkurën, është veprimtaria më e madhe diplomatike e organizuarnga Kina në vitet e fundit, me pjesëmarrjen më të lartë tëliderëve të huaj.
Samiti i Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë u themelua në vitin 2000 dhe aktualisht ka 55 anëtarë, që janë përkatësisht Kina, 53 vendet afrikane që kanëmarrëdhënie diplomatike me Kinën, si edhe Komisioni i Bashkimit Afrikan