Kinë: Megaprojekti Shenzhen-Zhongshan, gati të hapet për trafik

3 months ago 19
Reklamë

Lidhja Shenzhen-Zhongshan në provincën Guangdong të Kinës Jugore mori certifikatën e pranimit të ndërtimit të dielën dhe pritet të hapet për trafik këtë muaj. Kjo vepër do ta shkurtojë kohën e udhëtimit nga qyteti i Shenzhen-it për në atë të Zhongshan-it në vetëm gjysmë ore, bëri të ditur Grupi i Transportit i Guangdong-ut.

 Një pamje e lidhjes Shenzhen-Zhongshan

Lidhja historike e transportit Shenzhen-Zhongshan përbëhet nga një tunel nënujor, dy ura dhe dy ishuj artificialë, duke qenë një nga veprat më sfiduese ndërdetare në botë.

Si një projekt kryesor transporti në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao, lidhja e re shtrihet rreth 24 kilometra dhe cilësohet si “shtylla kurrizore e transportit” e zonës, duke mbajtur mbi supe detyrën jetike për të lidhur në mënyrë të lirshme qendrat urbane në të dy anët e grykës së Lumit të Perlave.(Xu Guang)

 Një pamje e lidhjes Shenzhen-Zhongshan

Read Entire Article