KLSH “mollë sherri” në Kuvend, Bardhi kërkon mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: Kërkojuni ndjesë partnerëve ndërkombëtarë

3 months ago 28

Edhe këtë të enjte seanca pleanare ka patur debat mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, ku “molla e sherrit” këtë herë është bërë KLSH.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi kërkoi që ditën e sotme të mblidhet Komisioni i Ekonomisë, në mënyrë që ditën e nesërme në seancë të raportojnë kreu i KSH për raportin vjetor.

“Unë e kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në këtë sallë për shkak të shkeljeve të dyshuara korruptive. Ka qenë KLSh që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të duhet të ftohet të raportohet ditën e nesërme në seancën plenare”, tha Bardhi.

Por i menjëherëshëm ishte reagimi i deputetit socialist Eduard Shalsi, i cili nuk kurseu ironitë ndaj kolegëve të opozitës.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.

Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni.

Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.

Bardhi: Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund ti bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse.

Read Entire Article