Klubet e Seria A dhe Premier League shfaqin interes për Rei Manaj

4 months ago 30
Reklamë

Sulmuesi shqiptar Rei Manaj është në qendër të vëmendjes së disa klubeve europiane. Manaj i cili ka shënuar 18 gola këtë sezon me Sivaspor, ka bërë që drejt tij të ketë një lumë ofertash, pasi ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Sivaspor, fillimisht kishte bërë të qartë se vlerësonte lojtarin 10 milionë euro dhe çdokush që kërkonte të negocionte për transferimin e tij, duhej të ishte i gatshëm që të paguante këtë shifër. Por shuma është ndryshuar së fundmi dhe “TRT Spor” bën të ditur se klubi në fjalë tashmë kërkon minimalisht 15 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Të njëjtat burime pranë klubit sqarojnë se për Manajn kanë shfaqur interesim konkret klube nga Premier Liga angleze, Seria A italiane, Liga 1 franceze dhe Pro Liga e Arabisë Saudite. Gjithashtu, se asnjë klub turk për momentin nuk ka bërë ofertë për sulmuesin shqiptar, ndonëse janë përmendur shpesh emrat më të mëdhenj të futbollit në këtë vend si të gatshëm për ta afruar në verë.

Klubi i Sivaspor nuk u ka kthyer përgjigje përfundimtar të interesuarve edhe për faktin se të gjithë po presin të shohin atë që do të bëjë lojtari në Euro 2024 me Shqipërinë. Një paraqitje e mirë atje, do të sillte një tjetër rritje të vlerës së kartonit të tij dhe klubi turk kërkon të përfitojë nga çdo situatë e mundshme në aspektin financiar nga lojtari me të cilin ka kontratë edhe për dy sezone të tjera.

Read Entire Article