“Kodi” goditet në Kushtetuese, LZHK ankimon në gjykatë marrëveshjen PS-PD për hapjen e listave

2 months ago 37

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e drejtuar nga Dashamir Shehi është forca e parë politike që godet në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Kodin Zgjedhor dhe modelin e ri të hapjës së listës së kandidatëve për deputet.

Padia është hartuar dhe mbështetet nga grupimi i demokratëve të drejtuar nga Enkeljed Alibeaj të cilët u bashkuan me LZHK për të vënë në lëvizje gjykatën kushtetuese.

Grupimi Alibeaj tentoi të bashkonte të gjitha partitë e vogla në një koalicion për të goditur së bashku ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por mesa duket dështoi.
Në Gjykatën Kushtetuese pritet të shkojnë edhe Lulzim Basha, Nisma Thurrje apo edhe Adriatik Lapaj të cilët gjithashtu kanë premtuar së do të godasin ligjërisht marrëveshjen PD-PS.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor hynë në fuqi në 15 gusht. Këto ndryshime garantojnë të drejtën ë votës për diasporën, element që është mbështetur nga të gjithë, si dhe sanksionojnë një formulë të re se si përzgjidhen kandidatët për deputet. Sipas këtyre parashikimeve 1/3 e listës së kandidatëve për deputet nuk i nënshtrohet votimit nga ana e qytetarëve dhe zgjedhësi mund të votojë vetëm kandidatët në pjesën e hapur të listës.

Edhe pse në letër duket së 2/3 ë listës së kandidatëve është e hapur në realitet rreth 40 deputetë do të përzgjidhen nga vota e qytetarëve, 100 të tjerë janë të përcaktuar nga vullneti i partisë politike./vizionplus.tv

Read Entire Article