“Kombëtarja është e hapur për çdo shqiptar”, Sylvinho për përballjen me Gjeorgjinë: Stadiumi do të jetë plot!

1 week ago 27
Reklamë

Në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur se jemi në një grup shumë të ekuilibruar, pavarësisht ndeshjeve të para.

Sylvinho siguroi vetëm se ndaj Gjeorgjisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur me një stadium të mbushur.

“Trajneri e përgatit ndeshjen për të fituar. Unë besoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur me një stadium të mbushur. Duam të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha trajneri Sylvinho, shkruan A2 CNN.

Sa i përket formacionit, trajneri brazilian tha se ende nuk ka vendosur asgjë, pasi do të shoh gjendjen e lojtarëve edhe mëngjesin e së martës. “Hoxha është potent dhe mund t’i japë vlera ekipit. Është një kohë e vogël për rikuperim për lojtarët. Nesër do të vendosim se cilët janë lojtarët e duhur për të zbritur në fushë”, tha braziliani i natyralizuar si shqiptar.

Sylvinho vlerësoi kundërshtarin për rritjen që ka pasuar gjatë kohëve të fundit. “Është bërë një punë e mirë nga stafi. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intesitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre. Sa i përket krahasimeve, te ajo nuk hyj. Ajo që mund të them është se bëhet fjalë për një lojtar shumë të madh, i fortë fizikisht, teknikisht i fortë. Çdo gjë që bën në fushë është e nivelit të lartë. Por përtej tij, kanë 4-5 lojtarë të shkëlqyer, nuk u them emrat se e kam të vështirë, por janë lojtarë që i shoh prej një muaji. Kanë në mesfushë, një sulmues, një mbrojtës krahu, janë lojtarë që shtyjnë shumë në fushë, kanë lojtarë të nivelit teknik shumë të mirë. Ai është një lojtar klasi, është një kënaqësi të luash kundër këtyre, si kundër Polonisë kishim Leva e Zielinski. Është kënaqësi, edhe ne kemi lojtarë të rinj që ndoshta në të ardhmen mund të garojnë në këto nivele”.

Manaj, Laçi dhe Ismajli që spikatën – “Ne jemi afër dhe më pëlqen, se çdo gjë diskutohet. Futbolli është jetë dhe jeta është mundësi. E thashë që Gjimshiti nuk ishte në Europian në 2016, por 8 vite më vonë ishte lojtari i jashtëzakonshëm që bëri kapitenin. Në intervistën e fundit të Ançelotit ai tha që lojtari mund të tërbohet me trajnerin për vendimin, por jo me mua si Karlo. Jam i lumtur me atë që kanë bërë në Europian lojtarët. Ishte grup i vështirë, po të mos ishim të përgatitur, do pësonim 10 gola. Por ne ishim aty, në lojë. Kemi bërë mirë, tani duhet të përmirësohemi, është gjithçka e hapur. Kombëtarja është e hapur, ne shohim shumë lojtarë, kemi sot Spahiun e Zekën. Ku ka shqiptarë, duhet ta shohim. Më pëlqen që lojtarët luftojnë për të marr vendin në formacion, në këtë mënyrë këtu vijnë më të mirët”.

Read Entire Article