Kombëtarja niset në Austri pa kapitenin, Gjimshiti dhe 3 lojtarë të tjerë bashkohen më vonë

3 months ago 42
Reklamë

Kombëtarja shqiptare pritet të niset ditën e sotme drejt Austrisë, me mungesën e kapitenit Berat Gjimshiti, Amir Abrashit, Taulant Seferit dhe Qazim Laçit.

Ata pritet të bashkëohen më vonë me skuadrën, pasi janë ende në aktivitet. Ndërkohë edhe Elhan Kastrati, portieri i tretë s’është stërvitur, pasi po kalon një gjendje gripale. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi normalisht seancën stërvitore, e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

Kapiteni pritet të bashkohet me ekipin në Austri pas ndeshjes së fundit në Serinë A, mes Atalantës dhe Fiorentinës, e cila do të luhet më 2 qershor.

Nëse do të jetë në fushë, kapiteni mund të humbasë ndeshjen me Lihtenshtejnin, e cila luhet një ditë më pas. Ndërsa Amir Abrashi do të luajë sot ndeshjen e fundit në Zvicër, e cila vendos fatet e sezonit, pasi Grasshopers diskuton mbijetesën me Thunin. Pas ndeshjes, mesfushori do të udhëtojë drejt Austrisë.

E njëjta situatë edhe për Taulant Seferin, i cili do të luajë ndeshjen e fundit në Emirate nesër, edhe pse një takim pa rëndësi.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të premten dhe më pas ekipi do të niset drejt Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Read Entire Article