Kombëtarja pa mungesa. Rikuperohet dhe Jasir Asani, lojtari stërvitet me grupin

3 months ago 24
Reklamë

Jasir Asani qetëson kombëtaren shqiptare dhe është gati për duelin me Kroacinë. Shqiptari nga Shkupi trembi të gjithë tifozët kuqezi pasi u zëvendësua në duelin me Italinë në minutën e 68, për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Megjithatë, pas një dite pushim për 28-vjeçarin, ai i është bashkuar skuadrës dhe është stërvitur së bashku me grupin në kuadër të takimit me Kroacinë. Nuk dihet nëse do të jetë titullar, por një gjë është e sigurt, ai është dispozicion të trajnerit Sylvinho dhe gati për të dhënë gjithçka ndaj skuadrës ballkanase.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi në rast të një tjetër disfate, kuqezinjtë do të shuanin thuajse të gjitha shpresat për të kaluar grupin e ferrit.

Takimi Shqipëri-Kroaci është në datën 19 qershor, në Hamburg, në orën 15:00.

/a.r

Read Entire Article