Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, deputeti demokrat Ervin Salianji, ftoi deputetët socialistë, që të bashkohet raporti i lexuar prej tij dhe ai i paraqitur nga nënkryetari Toni Gogu, në një dokument të vetëm.
Salianji u shpreh se bëhet fjalë për një nga skandalet më të mëdha, ndërsa kërkoi që Komisioni të dilte me një qëndrim, me një raport.
5 deputetë kanë votuar pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.
Me votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, është vendosur që si raport zyrtar të paraqitet ai i lexuar nga Toni Gogu.
“Kush është dakort me këtë çerekraportin e lexuar nga Toni Gogu? Se këta kanë hequr nga raporti edhe ata që na u thanë këtu si shkelje, as e dimë kush e ka shkruar, as e dimë se kush ua ka sjellë”, ishte batuta e rradhës e Salianjit, drejtuar socialistëve.
Në vijim, deputeti demokrat tha se në seancë do të paraqiten të dy raportet, duke thumbuar në këtë rast sërisht socialistët: “uroj që të kemi në sallë kolegët tuaj, që janë kundra paligjshmërisë, edhe pse edhe vetë ju mund të jeni kundër paligjshmërisë, por po e mbroni këtu”, tha ai. /vizionplus.tv