Alfred Marku mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë ditën e sotme në Tale të Lezhës.
Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Lexo edhe :
Related Posts
Të shtënat u regjistruan në një zonë larg pushuesve në plazh, ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për motive xhelozie.
Sipas të dhënave, autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën dyshohet se Marku e ka ngacmuar. Kjo ka bërë që autori, shtetasi me inicialet E.L, 30 vjeç dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.
Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka plagosur Alfred Markun.
Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.
Ndërsa Marku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv