Kongresi i PS, Klosi: Kemi siguruar barazinë gjinore, 132 nga kandidatët janë shoqe

3 months ago 25

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi gjatë fjalës së tij në Kongres theksoi se kjo forcë politike është kujdesur që të rris numrin e anëtarëve gra dhe vajza, si edhe të rinj.

Ai theksoi se nga 269 kandidatë për anëtarë të Asamblasë Kombëtare, 132 janë vajza dhe gra.

Po ashtu ai shtoi se mbi 90% e atyre që të votohen kandidojnë për herë të parë.

“43% e delegatëve janë shoqe duke u siguruar barazinë gjinore, gjithashtu 15% e tyre janë deri në moshën 30 vjeç, duke siguruar një energji të mirë për partinë tonë”, theksoi ai. “Janë propozuar 269 kandidatë për anëtarë të Asamblasë Kombëtare, nga këto 132 janë kandidatura shoqe, 242 ose mbi 90% e gjithë trupës së kandidatëve që do të votohen sot, janë kandidatë për herë të parë, propozime për herë të parë për të qenë pjesë e forumit tonë”, shtoi ai.

Gjithashtu, Klosi theksoi se Partia Socialiste është e përgatitur për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./vizionplus.tv

Read Entire Article