Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, bëri thirrje për më shumë punë dhe lënien mënjanë të vetëkënaqësisë.
Sipas saj sot socialistët nuk e kanë garën me kundërshtarin politik pasi është për faqe të zezë, por e kanë garën me vetveten, për të ruajtur standardet e pritshmërive që kanë qytetarët.
Ajo bëri thirrje që socialistët të mos bien në vetëkënaqësi, pasi kjo më pas kthehet në arrogancë, prandaj secili duhet të reflektojë dhe të punojë për të përmbushur besimin e qytetarëve.
“Garën nuk e kemi me atë përballë që janë për faqe të zezë, por me qytetarët. Fitimtari nuk gjykohet. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme nuk jep arsye që ekipi ynë të gjykohet. Por pikërisht ne këtë duhet të bëjmë për të shëruar sëmundjet që vijnë nga një qeverisja e saj. Ne aq sa jemi forcë qeverisëse jemi edhe një opozitë e vetes”, tha Spiropali.
/Vizionplus.tv/