Kongresi i PS, Xhafaj: Kundërshtarët tanë kanë mbetur në shekullin e kaluar, i pret sërish humbja

3 months ago 20

Kreu i Komisionit Anti-Korrupsion, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kongresin e Partsisë Socialiste, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në reformat e bëra gjatë këtyre viteve, sidomos ajo në drejtësi.

Ndëkrohë Xhafaj komentoi edh ekundërshtarët politikë për të cilët tha se ata aknë mbetur në shekullin e kalaur, duke theksuar se i pret sërish humbja edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Me gjithë vitet mbi supe, eksperiencën dhe sprovat e një kohë të gjatë, emocionet e daljes para jush, mbeten po ato të herëve të para. Pyes veten, se sa më shumë kalon koha, kristalizohet akoma më shumë marrëdhënie me këtë familje politike. S’ka shpërblim më të madh që në kohën e duhur ke bërë edhe ti gjënë e duhur falë kësaj force politike.

Si të mos jemi krenar për rrugën që i kemi shtruar vendit tonë, duke mishëruare interesin kombëtar, vullnetin shtet-ndërtues dhe reformat, c’ka ka përcaktuar në esencë vetë AND-në e PS. Kjo nuk është një klishe, por një fakt i pakundërshtueshëm.

Kjo familje politike, është ajo që 1998 e bëri vendin me të parë Kushtetutë moderne, pavarësisht një bojkoti fuqimisht absurd nga kundërshtarët tanë politikë, që fatkeqësisht që edhe sot vazhdojnë me të njëjtën avaz, me të njëjtin metër, me po të njëjtën mendësi.

Na vjen vërtet shumë keq që kanë mbetur po ata që ishin në shekullin e kaluar, por nuk them dot që më vjen keq, që po marrin po atë rezultat që do të marrin edhe vitin tjetër”, dekalroi Xhafaj.

Read Entire Article