Konsullja italiane mbyll mandatin, ceremonia për diplomaten Iva Palmieri zhvillohet në ambientet e Marina Orikum

2 months ago 30

Një atmosferë e bukur dhe miqësore në Marina Orikum, e përshkruar nga emocione të shumta, shoqëruan ceremoninë e mbylljes së misionit diplomatik në Shqipëri të Konsulles së Përgjithshme të Konsullatës Italiane në Vlorë, Iva Palmieri.

Të ftuarit e shumtë, nga trupi diplomatik, përfaqësuesit lokalë, deputetë dhe të tjerë nga organizatat dhe shoqatat italiane në Qarkun e Vlorës, vlerësuan me prezencën e tyre aktivitetin e larmishëm që Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë Iva Palmieri, zhvilloi gjatë misionit të saj diplomatik në qytetin bregdetar.

“Largohem nga Shqipëria ashtu siç edhe u ka ndodhur të gjithë të tjerëve para meje. E emocionuar dhe natyrisht e prekur nga ajo që më dhatë të gjithë ju bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi të shumtë shqiptarë e italianë, të pranishëm por edhe të tjerë që nuk ndodhen këtu sonte”

Ndërkohë që jo pa qëllim zgjodhëm Marinën e Orikumit për të zhvilluar këtë ceremoni të përfundimit të misionit tim diplomatik në Shqipëri. Vit pas viti me investimet që po zhvillohen këtu në këtë marinë nga ana e investitorëve të saj Grupi Concord Investment, tregojnë qartë ambiciet për të zhvilluar një industri krejtësisht të re siç edhe është ajo e Nautikës”, tha Palmieri.

Nga ana tjetër Administratori i Marina Orikum z. Junald Bajraktari, vuri në dukje rolin mjaft efikas të Konsullatës Italiane në Vlorë, në veçanti të Konsulles së Përgjithshme znj. Palmieri, ku falë dedikimit profesional të saj janë zhvilluar për disa vite rresht në Marina Orikum eventet e suksesshme të garës së barkave me vela “Brindisi-Vlorë”.

Mbrëmja festive e përfundimit të misionit diplomatik të Konsulles së Përgjithshme Italiane në Vlorë znj. Iva Palmieri, pasoi me një koncert LIVE si dhe një koktejl i larmishëm produktesh lokale. Ky ishte një event i organizuar nga Konsullata Italiane në Vlorë në Marina Orikum, duke vazhduar traditën e organizimit të Festave Kombëtare të Italisë në këtë Marinë. /vizionplus.tv

Read Entire Article