KRENARI/ Kapiteni i shqiptarëve do të mbajë shiritin e Atalantës në finalen e Europa League

3 months ago 36
Reklamë

Berat Gjimshiti është padiskutim një nga mbrojtësit më të mirë jo vetëm të Atalantës, por të Serie A përgjatë këtyre viteve të fundit.

“Muri” shqiptar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshmë te bergamaskët, të cilët këtë vit kanë shkruar historinë, pasi do të luajnë për herë të parë në një finale europiane, atë të Europa League, ku ditën e nesërme do të përballen me “rekordmenët” e këtij sezoni Bayer Leverkusen.

Besimi dhe pritshmëritë e Atalantës janë shumë të mëdha kundrejt mbrojtësit shqiptar, prandaj klubi ka vendosur që ditën e nesërme shiritin e kapitenit t’ia besojnë pikërisht Berat Gjimshitit.

Gasperini ka zgjedhur Gjimshitin, pasi ishte përkrah tij sot në konferencën përballë gazetarëve.

Një vlerësim i madh për Gjimshitin, por një krenari edhe më e madhe për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, pasi për herë të parë do të kemi kapitenin tonë në një finale europiane.

Read Entire Article