Kreu betimin në Parlamentin Europian, Fredi Beleri kthehet sot në burgun e Fierit

3 months ago 25

Me kryerjen e betimit si deputet i parlamentit evropian Fredi Beleri kthehet në Shqipëri. Para riatdhesimit ai është ndalur në Greqi siç shihet edhe në këtë foto të shkrepur në aeroportin e Athinës.

Në orën 15 e 30 Fredi Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të kryer pjesën e mbetur të dënimit ku do të japë edhe një deklaratë për mediat.

Lexo edhe :

Related Posts

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i dha Fredi Belerit pesë ditë leje për tu betuar si eurodeputet i partisë në pushtet të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis,“Demokracia e Re”.

Para se të shkonte në Strasburg, në Athinë ai u prit në një takim nga kreu i qeverisë së Athinës.

Kur i kanë mbetur edhe 2 muaj e gjysmë nga përfundimi i dënimit, Fredi Beleri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Fierit për kërkesën për lirim me kusht.

Kandidati fitues i vendoreve të majit të një viti më parë u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Për shkak të arrestimit me burg ai nuk u betua si kryebashkiak i Himarës. Kërkesat e tij për leje të posaçme u refuzuan nga të gjitha gjykatat.

Gjatë periudhës që ai përballej me drejtësinë për krime zgjedhore,  kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e përfshiu në listën e kandidatëve për eurodeputet. Fredi Beleri fitoi ndërsa GJKKO e shpallli atë fajtor dhe e dënoi me 2 vite burg.

Pas vendimit të formës së prerë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli të pavlefshëm manditin e fituar si kryebashkiak i Himarës.

Burgosja e Fredi Belerit dhe moslejmi i tij për t’u betuar ngriu marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Vetoja e Athinës vazhdon të mbajë të bllokuar konferencën e dytë ndërqeveritare mes BE-së dhe vendit tonë, që përbën edhe zyrtarizimin e çeljes së negociatave anëtarësuese. /vizionplus.tv

Read Entire Article