Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është takuar me ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith.
Sadushi tha se partneriteti mes tyre vazhdon dhe se Britania e Madhe siguron mbështetjen e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
“Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024. Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga të gjitha palët’, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë.