Një 19-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e saj.
“Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv