Kriminaliteti, kush janë qytetet më të pasigurta në Itali?

2 days ago 17
Reklamë

Milano, Roma dhe Firence konfirmohen sërish këtë vit si qytetet më të këqija përsa i përket kriminalitetit në Itali, bazuar në Indeksin e Krimit 2024.

Sipas Il Sole 24 Ore, renditja e qyteteve të sigurta, është bazuar në numrin e denoncimeve të bërë për vjedhje, grabitje dhe krime të tjera kundër personit.

Top 10-ëshja e kësaj liste është e populluar nga qytete e mëdha, sidomos ato që janë destinacione turistike.

“Fanella e zezë” shkon për Milanon, i cili konfirmohet si qyteti me numrin më të madh të krimeve të raportuara në vitin 2023, me mbi 7 mijë raportime për 100 mijë banorë. Në fund të renditjes për nga numri i denoncimeve janë Oristano, Potenza dhe Treviso.

/a.r

Read Entire Article