Kthesë e papritur te Barcelona, Laporta i zhgënjyer me Xavin, trajneri në prag largimi

4 months ago 16
Reklamë

Rreth tre javë më parë, Juan Laporta deklaroise ishte një lajm i madh që Xavi do të qëndronte te Barcelona.

” Skuadra që kemi, e cila përfshin disa lojtarë të rinj, ka nevojë për këtë stabilitet. Xavi është një pikë referimi për të rinjtë. Bordi e mbështeti njëzëri këtë vendim. Ai ka besimin e plotë të bordit, komitetit sportiv dhe tifozëve të Barcelonës”, tha presidenti.

Tre javë më vonë, ai është në kërkim të një trajneri të ri për të drejtuar Barcelonën. Kështu pretendon një radio katalanase, e cila tregon presidentin e Blaugranas të zhgënjyer plotësisht nga Xavi.

Ish-mesfushori, ndryshe nga sa diskutuan të dy për ardhjen e kursit të përbashkët dhe sezonin e ri, doli dhe deklaroi se do ta ketë shumë të vështirë për skuadrën e tij të konkurrojë ndaj Realit në objektivat që janë vendosur automatikisht për shkak të financave.

Arsyeja e dytë thuhet se lidhet me transferimet, me drejtuesit që besojnë se ata bënë gjithçka në fuqinë e tyre për të forcuar skuadrën, por kjo ishte diçka që Xavi nuk e shfrytëzoi në avantazhin e tyre. Tani mbetet për t’u parë nëse raporti është i vërtetë, me zhvillimet që priten me ankth. /vizionplus.tv

Read Entire Article