Ktheu lokalin në “fole” prostitucioni, arrestohet 52-vjeçarja në Tiranë

3 months ago 46

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçare, e cila kishte kthyer lokalin e saj në “fole” prostitucioni.

Po ashtu në pranga është vënë dhe një nga vajzat për ushtrim prostitucioni dhe janë proceduar 2 të tjera.

“Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit”, njofton policia.

Po ashtu janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale./vizionplus.tv

Read Entire Article