Kundërshtoi futjen në “41 biss”, Gjykata rrëzon kërkesën e Anteroi Kaloshit për izolimin

2 months ago 16
Reklamë

Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e Anteroi Kaloshit për kundërshtim të vendimit për futjen ne izolim të posaçëm 41 biss.

Nëpërmjet avokatit të tij Detar Hysit, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkoi shfuqizimin e vendimit për shkak se nuk ka shfaqur as rrezikshmëri dhe nuk ka kryer shkelje brenda ambienteve të burgut.

Gjykata pasqyroi disa informacione te klasifikuara sekret ku flisnin për disa informacione mbi Anterio Kaloshin brenda ambienteve te burgut.

Sipas avokatit për Kaloshin janë përdorur mjete ekstraligjore.

Kaloshi për 1 vit do të qëndrojë në burgun e Peqinit në regjimin e 41-bisit.

/a.r

Read Entire Article