Kush është Florian Plaku, vrasësi me tre emra i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentian Bejtjas

2 months ago 73

Florian Plaku është shpallur në kërkim si njëri prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas në mars të këtij viti para derës së banesës.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ai ka precedentë penalë dhe është pjesë e grupeve të Vlorës.

Ndaj shtetasit Florian Plakut, alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Shërbimet e DVP Tiranë, të mbështetura në fazën operacionale nga shërbimet e DVP Vlorë, kanë ushtruar kontrolle për lokalizimin e shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e këtij shtetasi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vlerësim të provave dhe fakteve të administruara, ka bërë rikualifikimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe përveç veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 186 dhe 278/1 të Kodit Penal, këtij shtetasi i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 22 të Kodit Penal.

Read Entire Article