Kuvendi fillon me tensione, Nikolla përjashton Bardhin nga seanca

3 months ago 6

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar Gazment Bardhin nga seanca.

Deputetët e opozitës kanë shkaktuar zhurmë, teksa u binin tavolinave në momentin që Nikolla po lexonte rendin e ditës.

Kuvendi mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për votuar ministrat e rinj, të cilët u dekretuan paraditen e sotme nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Debati:

Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!

Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë.

Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.

Bardhi: Tju vijë turp.

Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.

/vizionplus.tv

Read Entire Article