30-vjeçari nga Kosova Liridon Azemi, hubi jetën në Shqipëri, pasi ra nga lartësa e malit “Maja e Thatë” në Tropjë.
I riu u rrëzua nga lartësia në 26-korrik, por vetëm dje u bë e mundur që të nxirret nga humnera trupi i pajetë i të riut.
30-vjeçari nga Podujeva ka qenë duke eksploruar bjeshkët e Tropojës, ndërsa dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor nga lartësia.
Për nxjerrjen e trupit të tij u desh ndërhyrja e helikopterit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e sotme, më datë 28.07.2024, pas faljes së Namazit të Drekës, në orën 13:30, në varrezat e Dumnicës së Poshtëme-Podujevë.