Kylie Jenner merr edhe të bijën në shfaqjen e modës ‘Jacquemus’, Stormi në gjurmët e saj

9 months ago 34

Kylie Jenner dhe vajza e saj Stormi Webster janë dyshja më e re në industrinë e modës. Ylli i “Kardashians” u ul në rreshtin e parë në shfaqjen Jacquemus “Les Sculptures” në Saint-Paul-De-Vence, Francë të hënën, ku dukej si dy pika uji me të bijën. Jenner, 26 vjeçe, dukej e mahnitshme me fustanin e shkurtër ngjyrë të kuqe të ndezur me bel të ngushtë  dhe një dizanj i vecantë rreth shpatullave. Fustani, i cili u shfaq në koleksionin e ri të Jacquemus, kishte gjithashtu detaje të shpatullave të stilit të viteve ’80.

Ajo e plotësoi pamjen e saj me taka stileto të kuqe, një çantë po ashtu të kuqe dhe një palë vathë floriri rrethorë. Flokët i kishte lënë të lira pas shpatullave me një onde të lehtë dhe të fryra. Vajza e saj duket se ka marrë frymëzim nga look-u 21 i koleksionit Jacquemus. Stormi kishte veshur të njëjtën nuancë të kuqeje si nëna e saj, me një bluzë, pantallona lëkure dhe një pulovër të kuqe të mbështjellë mbi supe.

Kylie Jenner merr edhe të bijën në shfaqjen e modës

Kjo nuk është hera e parë që dyshja nënë-bijë koordinojnë veshjet gjatë qëndrimit në Francë për javën e modës në Paris këtë muaj. Dyshja më parë u shfaqën të veshura totalisht njësoj me fustane të zeza në shfaqjen ‘Valentino Haute Couture’ javën e kaluar. Krijuesja e ‘Kylie Cosmetic’ zgjodhi një fustan të zi pa rripa që derdhej deri në dysheme, të cilin e kombinoi me një pelerinë me pupla të vendosur mbi supe. Ajo gjithashtu shtoi një palë vathë floriri dhe syze dielli të zeza, po ashtu edhe Stormi i vogël.

Kylie Jenner merr edhe të bijën në shfaqjen e modës

E reja, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të gjashtë këtë javë, veshi të njëjtën pelerinë të zezë si nëna e saj, së bashku me nuancat e errëta, një çantë të vogël dhe pupa të sheshta baleti./Living/

Read Entire Article