Lajm i keq për fansat, Britney Spears njofton dorëheqjen nga muzika

8 months ago 31
Reklamë

Britney Spears ka njoftuar se do të dorëhiqet nga muzika. Një lajm i cili ka tronditur të gjithë fansat e yllit të pop-it.

Spears ka reaguar duke thënë se ‘nuk do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës’.

“Që të jem e qartë, shumica e lajmeve janë të rreme! Ata thonë se unë po shkoj te disa njerëz për të bërë një album të ri…nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!”, tha ai.

Spears ka folur gjithashtu edhe për spekulimet online se libri i saj “The Ëoman in Me”, i publikuar më 24 tetor 2023, është publikuar pa lejen e këngëtares.

“Njerëzit thonë se libri im është publikuar pa aprovimin tim, në mënyrë jo ligjore dhe kjo është shumë larg së vërtetës. I keni lexuar lajmet këto ditë?”, tha ajo.

Deklarata e saj vjen pasi një burim tha për Rolling Stone se ekipi menaxhues i Britney-t po kontaktonte me artistë dhe se janë shumë entuziastë për muzikën e re që do të publikojnë.

Read Entire Article