Një shqiptar është plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Minos” në zonën e Iralkeos në Greqi.
Mediat helene raportojnë se rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës një 35-vjeçar shqiptar është goditur me thikë nga jnëj bashkëatdhetar, duke marrë dëmtime në shpretkë dhe mëlçi.
Pas goditjes 35-vjeçari është shtrirë në rrugë, ndërsa autori ëhstë alrguar me vrap.
Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë të njohur për autoritetet dhe vlerësohet se shkak i episodit të egër dhe të përgjakshëm ka qenë larja e hesapeve për drogën. /Vizionplus.tv/