Lavrov kundër hetimit ndërkombëtar për vdekjen e Navalny: Vendet e tjera të mos ndërhyjnë!

8 months ago 8

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur kundër një hetimi ndërkombëtar për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Sipas, tij asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Rusisë.

Këto deklarata, ministri i Jashtëm rus i bëri në një konferencë për shtyp në margjinat e G20.

Lexo edhe :

Related Posts

“Për Navalny, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët tona të brendshme, duke marrë parasysh atë që ata bënë me Julian Assange. Ne refuzojmë një hetim ndërkombëtar për vdekjen e tij. Ne do ta mendojmë vetë. Kjo është arrogancë. Këto janë forma të neo- kolonializmi”, tha ministri i Jashtëm rus.

Po ashtu, ai ka hedhur akuza edhe lidhur me helmimin e liderit të opozitës ruse.

“Askush nuk e di se çfarë ndodhi me Navalny në Gjermani. Ata thanë se ai ishte helmuar dhe na akuzuan. Por ata nuk na lejuan qasje në analizat e tij të gjakut: të pahijshme dhe të padrejta,” tha Lavrov.

Nga ana tjetër, BE, SHBA e të tjera vende kanë kërkuar që të ketë një hetim të pavarur ndërkombëtar për shkaqet që çuan në vdekjen e Alexei Navalny./vizionplus.tv/

Read Entire Article