Lazio 3 pikë larg kreut, bardhekaltrit mundin edhe Cagliarin

1 month ago 58

Lacio iu bashkua Fiorentines dhe Atalantës në vendin e tretë të kampionatit Italian, në mbyllje të javës së 11. Bardhekaltrit e vijuan formën e mirë në serinë A duke mundur edhe Kaljarin në shtëpi 2 me 1. Kryeqytetasit kaluan shpejt në avantazh që në minutën e  2 me anë të DIA. Mirëpo sardet arritën të barazonin rezultatin 4 minuta para mbylljes së  parë me anë të Zzito Luvumbo. Në pjesën e dytë skuadra laciale u përpoq shumë të shkonte tek fitorja dhe ia doli mbanë përmes një penallti te Xakanjit në minutën e  76. 22 pikë për bardhekaltrit në renditje, vetëm 3 më pak sesa kryesuesit e Napolit.

Empoli i Ardian Ismajlit gjithashtu mori një trepikësh të çmuar, pasi mundi në fushën e vet Komon me shifrat 1 me 0.  Golin e toskanëve e shënoi Pelegri në nisje të pjesës së dytë, fitore e cila konsolidon Empolin në mesin e klasifikimit me 14 pikë. Paraqitje shumë e mirë për të disatën herë e mbrojtësit kuqezi Ardian Ismajli.

Sukses i bukur edhe për Xhenoven që mundi në Tardini, Parmën me rezultatin 1 me 0 falë një goli të shënuar nga Pinamonti. U rikthye zyrtarisht të luajë një ndeshje në serinë A me Xhenobemn pas mbi 4 vitesh edhe Mario Baloteli, i cili nuk e ndryshoi zakonin e tij pasi u ndëshkua brenda pak minutash me karton të verdhë. Të treja sfidat u transmetuan në Tring. /vizionplus.tv

Read Entire Article