Tifozët e Bayernit do të bojkotojnë ndeshjet në Champions për shkak të çmimit të lartë të biletave

1 month ago 26

Tifozët më të zjarrtë të Bayern Munchen do të bojkotojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk, edhe pse ajo luhet në Gjermani.

Ata kanë marrë një vendim sot pasi shitja e biletave për këtë duel ka nisur mëngjesin e sotëm. Meqenëse, për shkak të luftës, Shakhtar nuk mund të luajë ndeshjet në shtëpi në terrenin e vet, ata luajnë në Gelsenkirchen.

Arsyeja është e thjeshtë: çmimi i biletave. Tifozët më të zjarrtë të Bayern Munchen kanë protestuar gjithmonë kundër çmimeve të larta të biletave me pankartën “Tëenty is plenty”.

Çmimi i biletave për tifozët e Bayernit në ndeshjen kundër Shakhtarit është 52 euro dhe bavarezët normalisht paguajnë 19 euro për të ndjekur ndeshjet, ndaj nuk do të jenë në tribuna kundër Shakhtarit në dhjetor.

Bayerni luan këtë javë raundin e katërt të Ligës së Kampionëve dhe pret Benfican në një ndeshje ku “duhet të fitojë” për të ruajtur shanset e tyre për një vend në renditjen e sipërme.

Read Entire Article