Legjendat zbresin në fushë, Flamurtari-Barcelona rikthejnë ndeshjen e 37 viteve më parë (VIDEO)

2 months ago 29
Reklamë

Rikthehet në Vlorë pas 37 vitesh ndeshja mes Flamurtarit dhe Barcelonës.

Pasditja e së shtunës në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë ka qenë e mbushur me nostalgji dhe emocione, teksa nuk munguan emrat e famshëm të dy skuadrave në ato vite. Ndeshja përfundoi 1-5 për Barcelonën.

Vasil Ruci, Kreshnik Çipi, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi kanë përcjellë emocionet e tyre në atë që e kanë cilësuar një ndeshje historike dhe me emocion të veçantë.

Për miqtë në fushë ishin edhe Salvo dhe Esteban, me këtë të fundit që ka shënuar golin në barazimin 1-1 të afro katër dekadave më parë.

Në dy sezone, 1986-1987 dhe 1987-1988, Flamurtari u përball katër herë në Kupën e Europës kundër Barcelonës, duke fituar një herë, barazuar dy dhe humbur vetëm një ndeshje.

Pritet që legjendat e dy klubeve të kenë edhe një tjetër përballje, këtë herë në Barcelonë.

/a.r

Read Entire Article