Lehtësohen transfertat në euro, Shqipëria do të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave në BE

4 months ago 25

Shqipëria ka pritshmëri pozitive se brenda këtij viti do të marrë një përgjigje pozitive nga struktura europine, për tu bërë pjesë e sistemit unik të pagesave në Bashkimin Europian. Aplikimi që ka bërë Shqipëria është në fazën e shqyrtimit dhe parashikohet se nga shtatori pritet një përgjigje.

“Ne presim  që aplikimi të marrë një përgjigje brenda këtij viti. Madje dhe në samitet që kemi  marrë pjesë është disktutuar shpejtësia e këtij procesi. Në këtë mënyrë ne mendojmë që nga viti i ardhshëm do të jemi gati për ta zbatuar një sistem të tillë”, tha ministri Ervin Mete gjatë disktuimeve në komison.

Por pse është e rëndësishsme përfshirja në sistemin unik të pagesave? Të gjitha transakionet në euro do kryhen në një kohë më të shkurtër por mbi të gjitha me komisone më të lira se aktualisht.

“Është vlersuar se  në vitin e parë të zbatimit të ktij procesi ekonomia shqptare do të kursejë 20 milin euro. Ndërsa përfshirja e të gjithë Ballkanit do të sillte një kursim prej gjysëm miliardi euro”, sqaroi ministri.

Por guvenatori i Bankës së Shqipërisë dha disa detaje më konkrete të përfitimeve.

“Koha mbi të gjitha e transaksione do të ulët në dy ditë, nga një javë që nevojitet tani. Ndërsa komsionet bankare, po i referohem një mestaraje nga 300-400 euro që aplikohen tani për shumë të maëdha do të zbresin në 50 euro, pasi në kemi vënë limite”, tha Sejko.

Shqipëria ka 70% të transaksione me vendet e Bashkimit Evropian, për shak të tregtisë, turizmit por dhe me nivelin e lartë të emigracionet në këto vënde, ndaj përfshira në këtë sistem mbart një rëndësi për ekonominë./vizionplus.tv

Read Entire Article