Liam Hemsworth: Nuk e kisha menduar kurrë që do të ndahesha me Miley Cyrus! Gjithçka nisi kur…

2 months ago 37

Liam Hemsworth thuhet se nuk e kishte menduar kurrë se martesa me Miley Cyrus do të merrte fund ndërsa ata shkëmbenin betimet.

Siç dihet, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u martuan në vitin 2018, por u ndanë më pak se një vit më vonë, në 2019-ën.

Së fundmi, një burim i brendshëm ndau me Life & Style se aktori e shikonte të ardhmen me Miley-n dhe u shkatërrua kur ata u divorcuan.

“Liam mendonte se lidhja e tij e gjatë me Miley-n nënkuptonte se martesa e tyre nuk mund të dështonte. Por ai këmbëngul se gjërat filluan të shkatërroheshin në momentin që ata thanë ‘po'”.

Sa për Miley-n, e njëjta media zbuloi në qershor se ajo ende kërkon një mbyllje nga aktori.

“Miley është ende shumë e plagosur dhe e trishtuar nga mënyra se si përfunduan gjërat me Liam. Kur ata u ndanë, ajo me të vërtetë mendoi se ishte përgjithmonë dhe se nuk do të kthehej kurrë pas, por tani të gjitha këto vite kanë kaluar dhe asaj i duhet të pranojë se i mungon ende ai,” tha burimi.

Megjithatë, burimi pohoi se Miley nuk ka ndërmend të kthehet me Hemsworth pasi ajo “ka nevojë vetëm për një mbyllje, por ai nuk do t’ia japë”.

Read Entire Article