Lirohet protestuesi i opozitës, hodhi molotovë drejt forcave të policisë

5 months ago 28

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin e opozitës Bledar Krasniqi, i cili u arrestuar nga policia në lidhje me protestën e fundit që u zhvillua përpara bashkisë së Tiranës.

Ndaj tij togat e zeza caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje. Krasniqi u akuzua për hedhjen e molotovëve në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Në video duket i riu që hedh lëndët djegëse por që është kujdesur që të mos identifikohet duke vendosur një maskë.

Mbi Krasniqin rëndojnë akuzat për “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”.

Ndërkohë blutë proceduan në gjendje të lirë edhe 6 persona të tjerë të akuzuar për prishje e qetësisë publike, shkatërrim i pronës si dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article