LIVE/ Ndeshja e jetës për Shqipërinë, Broja e nis sërish nga stoli, formacioni zyrtar për sfidën ndaj Spanjës

2 months ago 21
Reklamë

Sonte në orën 21:00 kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj.

Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në Dusseldorf, në kërkim të një fitoreje për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Në ndeshjen e sotme trajneri Sylvinho ka lënë në stol Armando Brojën, teksa Ivan Balliu zëvendëson Hysajn.

Nga ana tjetër, Spanja luan me formacionin e dytë. De la Fuente ka zgjedhur t’i besojë Zubimendit, Dani Olmos e Ferran Torresit.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu y Oyarzabal.

Kujtojmë që Spanja është kualifikuar si e para e grupit, teksa Shqipëria është në kërkim të një rezultati pozitiv me shpresën për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.

/vizionplus.tv

Read Entire Article