Lojtari anglez pritet të jetë përforcimi i ri i Juventusit

2 months ago 24

Lojtari anglez Jadon Sancho, do të jetë përforcimi më i ri i Juventusit, ka bërë të ditur gazetari Fabrice Hawkins.

Sancho dhe trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Haag, nuk ia dolën kurrë të punojnë së bashku dhe nga kjo përfitoi Borussia Dortmund sezonin e kaluar, e cila arriti të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sancho luajti 14 ndeshje në Bundesligë sezonin e kaluar, me dy gola dhe një asist dhe tashmë është e sigurt që ai do të shkojë te Juventusi, i cili do të huazojë 24-vjeçarin anësor, por me opsion për të blerë kontratën.

Ai kaloi përgatitjet me Manchester United, pasi u kthye nga huazimi dimëror, këtë verë u rikthye në kampin e “Djajve”. /vizionplus.tv

Read Entire Article