Loredana plane për fëmijë me Karimin së shpejti? Ja detaji që ngriti dyshimet

1 week ago 23
Reklamë

Loredana dhe Karim janë një prej çifteve të reja të showbiz-it të cilët prej kohësh janë në një lidhje të shëndetshme me njëri-tjetrin. Shpesh i kemi parë që dyshja të postojë copëza nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale dhe duken kaq të lumtur bashkë! Por si janë planet e tyre për një fëmijë së shpejti?

Loredana ka publikuar së fundmi një video në TikTok ku shihet që është live me partnerin.

Ishte një fans/e që iu drejtua me pyetjen: “E duam një mini Karim”.

Kësaj pyetjeje vendosi që reperja t’i përgjigjet me një ‘like’ duke bërë me dije që dyshja kanë në plan zgjerimin e familjes. Por kur pritet të ndodhë kjo, ata nuk e kanë zbuluar ende.

Read Entire Article